Site icon Telegrafi

SHUMË PUSHTET

Nga: Roger Waters (nga albumi Amused to Death, 1992)
Përktheu: Agron Shala

Kur barra bëhet e padurueshme
Dhe ujqërit e malit trimërohen
Ti shikon shokët e tu dhe përpiqesh
Të masësh sa besnike është miqësia e tyre
Dhe ata e shfrytëzojnë rastin
T’i afrohen thesarit
Çdo njeri ka çmimin e vet, Bob
Por i yti ishte përtokë

Tani historia është e shkurtër
E dielli është thjesht një yll minor
I varfëri shet veshkën
Në ndonjë pazar kolonial
Que sera, sera
A është ai Ferrari yt i ri?
Po!
Por mendoj se do të pres për modelin F50

Nuk duhet të jesh hebre
Për të mos e miratuar vrasjen
Lotët më përvëlojnë sytë
Mysliman apo i krishterë, mullah apo papë
Predikues apo poet – kush e ka shkruar:
Jepi cilitdo soj njeriu shumë pushtet
Dhe ata e dhjesin punën

Mbrëmë në TV
Një veteran i Vietnamit rroi mjekrën dhe dhimbjen e vet
Si dhe lëçitjen njëzetvjeçare
Ai kthehet sërish në Azi
Sheh përbindëshat që krijuan
Duke pluskuar përreth në formalinë
Takon një aziatuc mbi biçikletë,
Një çamarrok të vogël me të njëjtët sy ushtari

Ç’do të thotë kjo?
Kjo skenë prekëse
Që më shfaqet në shtëpi
Që më lëndon aq shumë?
Pse gjithë ky shqetësim?
Janë vetëm dy qenie njerëzore,
Janë vetëm dy qenie njerëzore.
Lotët më përvëlojnë sytë
Ç’do të thotë kjo?
Ky televizion i dhembshur
Kjo skenë prekëse
Që më shfaqet në shtëpi

Dhe nuk duhet të jesh hebre
Për të mos e miratuar vrasjen
Lotët më përvëlojnë sytë
Mysliman apo i krishterë, mullah apo papë
Predikues apo poet – kush e ka shkruar:
Jepi cilitdo soj njeriu shumë pushtet
Dhe ata e dhjesin punën

Exit mobile version