Amir Rrahmani është padyshim lideri i mbrojtjes së Napolit dhe njëri nga më meritorët që kjo skuadër ka marshuar drejt titullit kampion në Serie A.
Qendërmbrojtësi prishtinas është rritur shumë nga ardhja e Luciano Spallettit dhe tani është një nga pikat kyçe të Napolit.
29-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024, por klubi po mundohet ta blindojë atë me një kontratë të re.
CalcioNapoli 24 ka zbuluar detaje të reja nga kontrata e Rrahmanit me Napolin e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.
Bëhet fjalë për një kohëzgjatje të kontratës deri në verën e vitit 2027, ku Rrahmani do të ketë edhe rritje të pagës.
Aktualisht Rrahmani ka një pagë prej 1,8 milionë eurove neto në sezon, por me kontratën e re paga e tij do të shkoj në 2,5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.
Kësisoj kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë ndër shtatë futbollistët më të paguar te lideri aktual i Serie A.
Qendërmbrojtësi prishtinas këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/