Lyoni dhe Paris Saint-Germain do të takohen në kuadër të javës së 20-të në Ligue 1.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin ‘Parc Olympique Lyonnais’.
Për këtë sfidë, Lyoni do të jetë pa Jeff RFeine-Adelaide dhe Sinaly Diomande, që janë të lënduar, derisa Islam Slimani, Karl Toko Ekambi dhe Tinotenda Kadeëere do marrin pjesë në Kupën e Afrikës.
Në anën tjetër, PSG nuk mund të llogarisë në Neymar, Julian Draxler që janë të lënduar, Angel Di Maria, Lionel Messi nuk janë të gatshëm fizikisht, gjersa Layvin Kurzaëa, Gianluigi Donnarumma e Danilo Pereira janë të infektuar me coronavirus.
Formacionet bazë
Lyon: Lopes, Da Silva, Boateng, Lukeba, Gusto, Mendes, Guimaraes, Palmieri, Paqueta, Aouar, Dembele.
PSG: Navas – Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Mendes – Verratti, Paredes, Herrera – Wijnaldum, Icardi, Mbappé. /Telegrafi/