Benjamin Mendy iu kthye futbollit në maj pas tre vjetësh, kur mbrojtësi i majtë francez nënshkroi me Lorientin në verën e vitit 2023, por ai klub ra nga Ligue 1.
Mendy bëri 15 paraqitje, shënoi dy gola dhe dhuroi asistime dhe luajti 708 minuta, ishte u kritikua nga tifozët.
Tifozët e Lorientit e kanë akuzuar Mendyn dhe i kanë kërkuar që të largohet nga klubi, pasi sipas tyre ai është përdhunues, ndërsa aktualisht ai nuk po luan fare, prej që klubi ka rënë në kategorinë e dytë.
Mendy tani ka komentuar për ish-klubin e tij Manchester City, i cili e mohoi atë në çdo mënyrë:
“Disa lojtarë të Man Cityt, përfshirë kapitenin e klubit, ishin të pranishëm në festat ku mora pjesë dhe i organizoja. Ne të gjithë pinim alkool, të gjithë kishim marrëdhënie të rastësishme me femra, pra të gjithë kanë shkelur kufizimet e Covid-19”.
“Kjo nuk e justifikon sjelljen time, por mendoj se është e padrejtë që Manchester City më veçoi ashtu siç bëri. Dallimi mes meje dhe lojtarëve të tjerë të Man Cityt është se unë isha ai që u akuzova rrejshëm për përdhunim dhe u poshtërova publikisht”, deklaroi Mendy.
Kujtojmë se Gjykata Mbretërore në Londër e liroi Mendyn këtë verë nga gjashtë akuza për përdhunim dhe një tentativë përdhunimi që dyshohet se ndodhi në tetor 2018 dhe 2020 në rezidencën e tij prej 5 milionë euro pranë Mançesterit.
Mendy, kontrata e të cilit me Manchester City skadon më 1 korrik 2023, qau pasi u lexua vendimi i jurisë dhe u largua nga gjykata një njeri i lirë. /Telegrafi/