Telegrafi

Shumë investitorë të interesuar për blerjen e Romës, Pallotta ia vendos çmimin klubit

AS Roma (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma ka konfirmuar se ata kanë krijuar negociata me investitorët e rinj dhe James Pallotta thuhet se ka vendosur një çmim prej 800 milionë euro për shitjen e klubit.

Grupi Friedkin raportohet se ka qenë i interesuar për blerjen e Romës që një kohë, por raportet e reja pretendojnë se ka shumë gjigantë të tjerë që janë të interesuar të blejnë klubin italian.

Sipas mediumit Il Messaggero, kompania e familjes mbretërore të Katarit për investime, Mayhoola, ka treguar interesin e tyre, së bashku me Katar Sport Investments, të cilët tashmë janë pronarë të Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Kompania amerikane, The Friedkin Group interesohet për blerjen e Romës

Ndërmarrja Mubadala Development dhe Adia gjithashtu raportohet se kanë treguar interesim për blerjen e gjigantëve nga kryeqyteti italian, por Friedkin Group është ende favorit dhe gati për të paraqitur një ofertë.

Presidenti i Romës, James Pallotta

Biznesmeni amerikan Dan Friedkin ka shkaktuar një stuhi rreth klubit dhe aksionet e Romës u pezulluan në bursë, pasi kaluan arritën majat.

Numrat ishin rritur shumë, dhe pas vetëm 20 minutave, ato ishin rritur me plus 13,75 për qind. /Telegrafi/