Site icon Telegrafi

Shuma që rrëmbeu Van Gaal për shkëputjen e kontratës me Unitedin

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 14: Manager Louis van Gaal of Manchester United walks off after during the Barclays Premier League match between Manchester United and Liverpool at Old Trafford on December 14, 2014 in Manchester, England. (Photo by Matthew Peters/Man Utd via Getty Images)

Louis van Gaal do të përfitojë pesë milionë funte (6.5 milionë euro) si pasojë e shkarkimit nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit.

Holandezi ishte paraqitur në qendrën Carrington së bashku me avokatin e tij, Paul Gilroy dhe ka arritur marrëveshje me klubin për shkëputjen e kontratës.

Ai kishte nënshkruar kontratë trevjeçare kur u angazhua te Djajtë e Kuq, ndërsa largohet pas 12 muajsh.

Dhe për ndërprerjen e kontratës, klubi është dashur t’i paguajë dëmshpërblim, ndërsa mediat britanike raportojnë se ai është pajtuar për 6.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, thuhet se Unitedi i ka paguar katër milionë funte (5.1 milionë euro) Jose Mourinhos që të jetë i durueshëm deri në vendimin e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version