Site icon Telegrafi

Shuma marramendëse e parave që Man Utd do të duhej t’i paguante Casemiros nëse i ndërpresin kontratën

Manchester United do të duhej të paguante një shumë marramendëse të parave nëse duan që t’ia ndërpresin kontratën Casemiros.

Mbrëmja e së hënës ishte një për t’u harruar për Unitedin pasi ata pësuan humbje me rezultat të thellë 4-0 ndaj Crystal Palace.

Të besuarit e Ten Hag tani kanë pësuar 81 gola në të gjitha garat këtë sezon, që është shifra më e lartë në një sezon të vetëm që prej vitit 1977, teksa forma e tyre e dobët ka bërë që të rrezikohet pjesëmarrja e tyre në garat evropiane.

Në mesin e lojtarëve me paraqitjen më të dobët ndaj Palace ishte edhe Casemiro, i cili kishte operuar në rolin e qendërmbrojtësit për shkak të lëndimeve të shpeshta në fazën defanzive.

Braziliani ishte fajtor për golin e parë dhe të katërt që ‘Djajtë e Kuq’ i pësuan, fillimisht duke humbur duelin që e lejoi Michael Olise të realizojë gol dhe në të dytin duke i dhuruar topin kundërshtarit.

Lexo po ashtu Jose Mourinho po synon rikthimin për herë të dytë në stolin e Manchester United

Pas ndeshjes, Jamie Carragher e kishte kritikuar ashpër reprezentuesin brazilian, duke thënë se Unitedi duhet të konsiderojë mundësinë që t’ia ndërpresë atij kontratën.

Duke marrë parasysh kohëzgjatjen e kontratës së 32-vjeçarit, përkrah pagës së tij të madhe, ajo do t’i kushtonte bordit të klubit shumë.

Sipas të dhënave nga Capology, Casemiro ka një pagë bazë prej 350 mijë euro në javë teksa i kanë mbetur edhe tri vite para skadimit të kontratës.

Kjo do të thotë se Unitedi do të duhej t’i paguante atij hiq më pak se 54.6 milionë euro, nëse ia ndërpresin kontratën./Telegrafi/

Exit mobile version