Njëra nga faqet më të mëdha në botë për torrent është mbyllur.
Torrentz, një motor kërkimi për të gjetur torrentë ka pushuar funksionimin e saj, duke iu thënë përdoruesve të saj”. Torrentz gjithmonë do të ju dojë. Lamtumirë”
Torrentz, e themeluar në vitin 2003, ndryshonte shumë nga faqet tjera të torrentëve sepse ajo ishte si një portal për gjetjen e përmbajtjes së kërkuar.
TorrentFreak, i cili ishte i pari për të raportuar për mbylljen e Torrentz, thotë se faqja ishte më e madhja si motor kërkimit për gjetjen e torrentëve.