Pas fitores së Anglisë ndaj Holandës në Kampionatin Evropian, një përballje e rastësishme mes Kobbie Mainoo dhe Joshua Zirkzee, u ndezën intriga mes tifozëve të futbollit.
Ndërsa dy lojtarët shtrënguan duart dhe shkëmbyen fjalë, spekulimet u përhapën për një transferim të mundshëm në Manchester United.
Në atë kohë, Zirkzee ishte shumë i lidhur me një lëvizje në Old Trafford, por marrëveshja ishte ende për t’u konfirmuar.
Në një intervistë të fundit, Zirkzee zbuloi detajet e bisedës së tyre, duke thënë: “Ai vetëm më pyeti nëse do të vija dhe unë thashë shihemi së shpejti pas finales”.
Transferimi i Zirkzee te United u konfirmua përfundimisht dhe sulmuesi që atëherë i është bashkuar Djajve të Kuq nga Bologna. /Telegrafi/