Edhe pse kishte raste, ndeshja në kohën e rregullt mes Zalgiris dhe Ballkanit është mbyllur pa gola, ndërsa lituanët ishin më të mirë në vazhdime duke shënuar për 1-0.
Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar me rezultatin 1-1.
Zalgiris kishte iniciativën në pjesën e parë të lojës duke tentuar disa herë portën.
Lituanët kishin mundësi të arta në minutat e para të lojës, por goditjen e Francis Kyeremes e priti portieri Stivi Frashëri.
Ballkani kishte rast të artë shënimi në minutën e 34-të, kur Ermal Krasniqi doli përball me portierin kundërshtar i cili priti goditjen e tij.
Edhe në pjesën e dytë vendasit kishin raste më shumë.
Petar Mamic në minutën e 71-të kishte rast të mirë por Frashëri ishte në vend.
Ndeshjen ka mundur ta mbyll Renan Oliveira, i cili nuk qëlloi rrjetën në portën e zbrazët.
Edhe në kohën shtesë lituanët ishin më të mirë, duke rrezikuar më seriozisht portën.
Mathias Oyeëusi mori një top mes mbrojtjes në minutën e 97-të dhe pasi kaloi portierin Frashëri shënoi për 1-0.
Edhe Gustas Jarusevicius ka mundur të shënojë në minutën e 110-të, por goditja e tij qëlloi shtyllën.
Ballkani tani do të vazhdojë garat në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/