Telegrafi

Shuani me mençuri “ndezjet” në zyrë

Bëhuni e mirësjellshme:
Ngandonjëherë fjalët e pafundme në zyrë mund të çojnë deri te "ndezja e gjakrave", e kjo askujt nuk i ndihmon. Faktori i befasisë gjatë këtyre mosmarrëveshjeve ka rol kyç. Kolegun tuaj luftarak "bllokojeni" me fjalët: "Më fal, ke pasur të drejtë. Po e shoh cila është poenta jote". Mos u çuditni nëse ju përgjigjet: "Edhe unë tashmë e kam të qartë çfarë ke dashur të thuash".

Dëgjoni me kujdes: Kur kolegu në mbledhje mundohet të sqarojë qëndrimin e tij, dëgjojeni me vëmendje çfarë dëshiron të thotë. Pastaj bëjini pyetje të cilat lidhen drejtpërdrejt me temën për të cilën bëhet fjalë. Kjo tregon se i çmoni ato që i flasin kolegët dhe se vërtet jeni e interesuar të mësoni diçka më shumë për punët e tyre (projektet), detyrat. Ky është komplimenti më i madh të cilin mund t’ua drejtoni kolegëve tuaj.