Studiuesit nga Universiteti i Trondheimit kanë zbuluar se personat me presion sistolik të rritur, e kanë të zvogëluar në 40-50% mundësinë për të pasur kokëdhimbje ose migrenë.
Përdorimi i barnave të cilat e ulin shtypjen e gjakut e rritin mundësin e shfaqjes së migrenës dhe kokëdhimbjeve tjera.
Sipas shkencëtarëve, kjo shpjegohet me zvogëlimin e ndjesisë për dhimbje e cila paraqitet për shkak të shtypjes së rritur të gjakut dhe veprimin e saj në receptorët të cilët gjenden në enët e gjakut.