Akupunktura apo metoda e aplikimit të presionit në pika të caktuara të trupit për të liruar dhimbje, ka qenë qysh moti pjesë e mjekësisë alternative e tradicionale.
Në dekadat e fundit, kjo metodë ka filluar të njihet edhe në perëndim dhe sot njerëzit e përdorin këtë metodë për t’i zvogëluar dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit, transmeton Telegrafi.
Pjesa më e mirë e akupunkturës është se munda t bëni vet dhe nuk kërkon njohuri mjekësore.
Një ndër gjërat që mund ta trajtoni me këtë metodë, janë edhe dridhjet e zemrës.
Të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjenjë të rritjes së ritmit të rrahjes së zemrës kur jemi të stresuar apo shqetësuar.
Këtë problem shumë lehtë mund ta normalizoni duke aplikuar presion në pikën e njohur si ‘deti i paqes’.
Pika gjendet në pjesën qendrore të eshtrave të gjoksit.
Vetëm me gishtin e madh të dorës e shtypni pikën në gjoks (siç shihet në fotografi) dhe e mbani ashtu për një ose dy minuta.
Mbani mend të merrni frymë thellë gjatë kësaj procedure. /Telegrafi/