Bayern Munichu ka humbur në udhëtim te Mainzi me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.
Bavarezët janë ndalur me humbje nga Mainzi pas shumë e shumë ndeshjeve me fitore dhe barazim në kampionatin gjerman.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dhe raste të barabarta, por vendasit ishin shumë më konkret duke tundur dy herë rrjetën.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave lojë me anë të Jonathan Burkardt, i cili shënoi për 1-0.
Vendasit ishin ‘vrasës’ edhe në minutën e 37-të me anë të Robin Quaison, i cili shënoi për 2-0 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi të dyfishtë.
Half-time in Mainz.
🔴⚪ #M05FCB 2-0 pic.twitter.com/kaCDSSSlNO
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 24, 2021
Në pjesën e dytë, Bavarezët ishin larg skuadër më e mirë duke krijuar shumë raste dhe dominuar ndeshjen.
Megjithatë, golin e vetëm e gjetën në minutat shtesë me anë të Robert Lewandowskit (90+), i cili shënoi për 2-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Not our day.
🔴⚪ #M05FCB 2-1 pic.twitter.com/7MKtObeGCt
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 24, 2021
Pas kësaj humbje, Bayerni mbetet ende në pozitën e parë me 71 pikë, ndërsa Mainzi në pozitën e 12-të me 34 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët e presin Borussia Monchengladbach, ndërsa Mainzi është nikoqir i Hertha Berlinit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=e5QEmyQkT_k&ab_channel=PACHLIWFF
Robert Lewandowski scored his 36th Bundesliga goal of the season.
He’s just four away from matching Gerd Müller’s single-season record set in 1971-72 👀 pic.twitter.com/DsQLwOjhz3
— ESPN FC (@ESPNFC) April 24, 2021