Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ njofton konsumatorët e saj shtëpiakë, komercialë dhe industrialë, në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik, se afati për shlyerjen e borxheve të akumuluara dhe riprogramimin e pagesave është shtyrë deri më datë 31 janar 2025.
Ata nëpërmjet rrjetit social Facebook kanë bërë të ditur se do të ndërrmarrin masa edhe më të ashpra nese nuk bëhet shlyerja e borxheve deri me datën e caktuar.
“Pas përfundimit të këtij afati, kompania do të jetë e detyruar të ndërmarrë masa për arkëtimin e borxheve, duke përfshirë çkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj, dërgimin e rasteve tek përmbaruesit, zbatimin e formave të tjera ligjore”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini”.
KRU ‘Hidrodrini’ falënderon konsumatorët e rregullt për kryerjen e obligimeve financiare në kohë dhe apelon për shlyerjen e borxheve nga konsumatorët që ende nuk e kanë bërë këtë.