Komisioni i Garave ka vendosur t’i shtyjë ndeshjet e rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës, të cilat ishin paraparë të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten, më 9 e 10 nëntor.
Vendimi për shtyrje të ndeshjeve ka ardhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në vend.
Kujtojmë çiftet e rrethit të tretë:
Flamurtari – Australia
Arbëria – L. Baranit
Bashkimi (K) – Besa Irzniq
Vushtrria – Vllaznia (P)
KEK-u – Ulpiana
Lepenci – Vëllaznimi
2 Korriku – Istogu
F. Kosova – Dukagjini