Nuk ka ndonjë dyshim se kafja është ndër pijet më të shijshme në mëngjes. Brenda pak minutave pas konsumimit, ajo i rritë nivelet e energjisë dhe ju bën gati për pjesën tjetër të ditës.
Veç kësaj, ajo ngërthen në vete një sërë të mirash shëndetësore, siç është metabolizmi i shpejt dhe mbrojtja e shëndetit të zemrës, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, pak njerëz e dinë se pijen e preferuar të mëngjesit shumë lehtë mund ta ktheni në heqës dhjami vetëm duke ia shtuar dy përbërësit më të zakonshëm: vajin e kokosit, selinon dhe mjaltën.
Pra, nëse ia shtoni këta përbërës kafesë, ju në mënyrë shumë të lehtë do t’i humbni kilet ekstra pa bërë ndonjë ndryshim drastik në stilin e jetës.
Përbërësit:
– Gjysmë gote mjaltë
– ¾ e gotës me vaj kokosi
– Një lugë gjelle selino
Përgatitja është shumë e lehtë, vetëm i përzieni të gjithë përbërësit dhe i vendosni në një tegëll para se t’i vendosni në frigorifer.
Një deri në dy lugë të këtij produkti ia shtoni çdo kafesë që e pini në mëngjes, vetëm e përzieni mirë dhe e shijoni atë. /Telegrafi/