Përgatitet shpejt dhe lehtë, është shumë e shijshme – sallatë me shije të mrekullueshme
Përbërësit:
– 900 g oriz të zier,
– 400 g mish toni,
– 200 g bizele të konservuar apo të zier,
– 2 speca të kuq, të prerë në kube,
– 3 domate, të prera në copa të vogla,
– Një lugë majdanoz të prerë imët,
– Një lugë ullinjsh të grirë imët,
– 4 lugë majonezë,
– Lëng të një limoni,
– 2 lugë vaj ulliri.
Përgatitja:
Në orizin e zier shtoni mish toni, përzieni dhe shtoni bizele, spec, domate, kokrra ulliri dhe majdanoz.
Përzieni edhe majonezën, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit dhe qitni në sallatë sipas shijes suaj.
Mbuloni sallatën e mrekullueshme me folie dhe e lini në frigorifer derisa ta servirni.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.