Klubi anglez, Manchester United ka njoftuar se Casemiro do të mungojë për disa javë për shkak të një dëmtimi ne kofshën e pasme.
Problemet për klubin nga Old Trafford nuk kanë të ndalur në sezonin 2023/24.
Përveç rezultateve negative në Ligën Premier dhe Carabao Cup, ekipi i Erik ten Hag tani ka probleme edhe me lëndime.
Lojtari i fundit që i është bashkuar infermierisë dhe do të mungoj disa javë është mesfushori Casemiro.
ℹ️ @Casemiro has been ruled out for several weeks.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 3, 2023
“Casemiro do të mungojë për disa javë për shkak të një dëmtimi të kofshës së pasme të pësuar gjatë humbjes sonë në Carabao Cup ndaj Newcastle United të mërkurën”.
“Mesfushori brazilian u largua në pjesën e parë për shkak të problemit dhe vlerësimi i mëpasshëm ka zbuluar një tendosje që do ta mbajë jashtë për disa javë”, thuhet në njoftimin e Unitedit. /Telegrafi/