Site icon Telegrafi

Shtohen akuzat për Aung San Suu Kyi, udhëheqësja që u rrëzua nga puçi ushtarak në Mianmar

Një gjykatë në Mianmar ngriti dy akuza të tjera të hënën kundrejt udhëheqëses së rrëzuar, Aung San Suu Kyi, tha një avokat që i shërben asaj.

Suu Kyi dukej mirë derisa mori pjesë në një seancë gjyqësore përmes video konferencës në kryeqytetin, Naypyitaw, dhe kërkoi të shihte ekipin e saj ligjor, tha për Reuters avokati Min Min Soe, përcjell Telegrafi.

Liderja e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) nuk është parë në publik që kur qeveria e saj u rrëzua nga grusht shteti ushtarak më 1 shkurt; ajo u arrestua së bashku me udhëheqësit e tjerë të partisë.

Lexo po ashtu Rritet numri i protestuesve të vdekur në Mianmar

Suu Kyi u akuzua fillimisht për import të paligjshëm të gjashtë telefonave “walkie-talkie”. Më vonë, iu shtua një akuzë për shkeljen e një ligji të katastrofave natyrore, duke thyer protokollet e coronavirusit.

Të hënën, një akuzë u shtua nën një seksion të kodit penal të “epokës koloniale” që ndalon publikimin e informacionit që mund të “shkaktojë frikë ose alarm”, ose prishjen e “qetësisë publike”.

Një akuzë tjetër u shtua sipas një ligji telekomunikacioni, që përcakton se pajisjet kanë nevojë për licencë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version