Site icon Telegrafi

Shtimja synon t’i ndërtoi 76 njësi banimi dhe t’i rinovojë shtëpitë private për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, ka pritur në takim ministrin e MMPHI-së Liburn Aliun me të cilin ka nënshkruar memorandum për dy projekte. Aliu nëpërmjet rrjetit social ka njoftuar se do të rinovohen shtëpitë e banimit për familjet skamnore.

“Pata kënaqësinë që këtë javë ta filloj mbarë me nënshkrimin e dy Memorandumeve me Ministrin Liburn Aliu për projektet: Banimi i përballueshëm social; me ç’rast do të ndërtohen 76 njësi banimi dhe rindërtimi apo renovimi i shtëpive private për familjet e cenueshme. Tejet i lumtur që Komuna jonë është njëra ndër komunat përfituese të këtyre dy projekteve të financiuara nga MMPHI. Ne tanimë kemi ndarë parcelën për ndërtimin e banesave për çiftet e reja dhe së shpejti pritet të filloj puna. Kurse me projektin për renovimin e shtëpive private synohet që familjeve në nevojë të u përmirësohen kushtet e jetesës. ”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/

Exit mobile version