Site icon Telegrafi

Shtimja organizon disa aktivitete për ditën përkujtimore të masakrës së Reçakut

Komuna e Shtimes nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti kanë organizuar aktivitete përkujtimore me moton “Ditët e Reçakut”.

“Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Kryetarit të Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, organizohen aktivitetet përkujtimore “Ditët e Reçakut”.  Këto aktivitete do të mbahen për të nderuar kujtimin e viktimave dhe për të reflektuar mbi rëndësinë e sakrificës së tyre për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version