Kjo ministri ka thënë se raporti është "i pasigurt" dhe ka dashur që atë ta mbajë për qëllime të brendshme, mirëpo anëtarët e parlamentit holandez kanë bërë presion që i njëjti të jetë publik.
"Unë e di që nxitja e konkurrencës do të ndihmonte që ne të kursejmë shumë para, mirëpo kjo shumë është marramendëse" ka thënë redaktori i një uebsajti të teknologjisë. Kërkesa e kësaj faqeje është që qeveria të kalojë në softuerë me burim të lirë, apo siç njihet në origjinal me termin "open source".
Publikimi i raportit është bërë i mundur pas presionit të Partisë Socialiste të Holandës, të cilët tashme e kanë raportin në duart e tyre, ndërsa publikimi i tij tek publiku pritet të ndodhë më 15 mars.
Kalkulimet e bëra nga ministria e brendshme, përkatësisht administratori civil i kësaj ministrie i cili ishte përfshirë në projektin për rinovimin e 11 mijë kompjuterëve të shumicën e ministrive të vendit.
Sipas raportit thuhet se kontraktorët janë duke e bërë të pamundur që ministritë të bazohen në softuerë me pagesë, pasi që çmimet e tyre janë shumë të larta, dhe pikërisht për këtë arsye duhet që zgjidhja të shihet tek softuerët me burim të lirë. / Telegrafi /