Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit.
Pretendimi erdhi në një mesazh të postuar në kanalin Telegram të lajmeve të tyre.
Grupi tha se një sulmues vetëvrasës – të cilin ata e identifikuan – shpërtheu një jelek shpërthyes midis afganëve dhe forcave amerikane, raporton bbc.
Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë gjithashtu se ata besojnë se militantët rajonalë të ISIS, ISIS-K ishin prapa bombardimit.
Theksojmë se 12 marinsa amerikanë dhe gjashtë afganë kanë vdekur pas dy sulmeve jashtë Aeroportit të Kabulit në Afganistan.
Ndryshe, Gjermania ka përfunduar para kohe procesin e evakuimit nga shteti afgan ndërsa amerikanët dhe britanikët do të vazhdojnë pavarësisht sulmit të fundit. /Telegrafi/
#BREAKING Islamic State claims deadly bomb attack at Kabul airport: SITE monitoring
— AFP News Agency (@AFP) August 26, 2021