Neymar është përballur me ligjin brazilian për shmangie të tatimit në Brazilit.
Por, braziliani raportohet se ka pranuar të paguajë shumën prej 2,1 milionë euro në arkën e institucioneve fiskale të Brazilit.
Ai në këtë mënyrë ka dashur të zgjedh një herë e mirë problemet ligjore, të cilat u hapen për kohën sa ishte lojtar i skuadrës së Santosit.
Përfaqësuesit ligjor të sulmuesit kanë njoftuar vendimin për të pranuar të paguajnë gjobën, “ndonëse nuk jemi dakord”.
Për të njëjtat probleme kohët e fundit janë përballur Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Kujtojmë se çështja zvarritje prej tre vitesh dhe në vitin 2015, kur autoritetet braziliane morën vendimin për të ngrirë të gjitha pasuritë e Neymar. /Telegrafi/