Vendet e supozuara si më injorantet në botë janë vlerësuar ashtu në bazë të anketimeve me popullsinë e atyre shteteve rreth njohurive që i kanë ata për shtetin e tyre.
Indeksi i Injorancës, prodhuar nga Ipsos MORI, përfshin informacione nga 27,250 intervista me njerëz të moshave nga 16 deri në 64 vjet, transmeton Telegrafi.
Anketimi është kryer me popullsinë e më shumë se 40 shteteve.
Pjesëmarrësit e anketimit janë pyetur për shoqërinë e tyre, shpenzimet në kujdes shëndetësor, pronësinë e shtëpisë dhe proporcionin e myslimanëve që jetojnë në vendin e tyre.
Këto dhe shumë zbulime tjera pastaj janë marrë parasysh për ta krijuar Indeksin e Injorancës.
Siç duket, SHBA, vendi më i pasur në botë, renditet në mesin e shteteve më injorante në botë.
Më poshtë e keni listën e shteteve më injorante në botë, duke filluar nga shteti më injorant deri tek ai më së paku injorant:
– India
– Kina
– Tajvani
– Afrika Jugore
– SHBA
– Brazili
– Tajlanda
– Singapori
– Turqia
– Indonezia
– Meksika
– Kanada
– Mali i zi
– Rusia
– Serbia
– Filipinet
– Hong Kongu
– Izraeli
– Danimarka
– Argjentina
– Franca
– Vietnami
– Peruja
– Spanja
– Kili
– Hungaria
– Japonia
– Belgjika
– Polonia
– Kolumbia
– Suedia
– Norvegjia
– Italia
– Gjermania
– Australia
– Malajiza
– Republika Çeke
– Koreja Jugore
– Mbretëritë e Bashkuara
– Holanda. /Telegrafi/