Turnetë profesional në video-lojëra të ndryshme vazhdojnë të zhvillohen çdo ditë, ku nuk mungojnë as shpërblimet me shuma të mëdha.
Si turneu me vlerën më të madhe të çmimeve njihet The International i Dota 2, ku vitin e kaluar ka shpërndarë më shumë se 40 milion dollarë.
Sot do të tregojmë se cilat janë shtetet me fitimet më të mëdha në eSports në turne të ndryshëm të video-lojërave.
Në vendin e parë është Kina me 223 milion dollarë të fituara, ku 80 milion prej tyre janë nga video-loja Dota 2.
Në vendin e dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 218 milion dollarë të fituara, ku 43 milion prej tyre janë nga video-loja Fortnite.
Koreja zë vendin e tretë me 124 milion dollarë të fituara, fitimet më të mëdha i kanë nga League of Legends, gjithsej 32 milion dollarë.
Ndërsa Kosova renditet në vendin e 91 –të me gjithsej 250 mijë dollarë të fituara, shumica prej tyre nga CS:GO. /Telegrafi/