Site icon Telegrafi

Shtetasit e këtij vendi priren të divorcohen

Ndryshe nga ajo që mund të keni menduar dhe besuar, përqindja e divorcit në SHBA është më pak se 50 për qind dhe është në rënie qysh nga vitet e 1980’ta.

Sidoqoftë, kjo përqindje është shumë më e lartë në disa vende dhe një studim i ri tregon se Washington, D.C., ka një përqindje prej 31 të divorcit – më të lartë sesa çdo shtet tjetër, transmeton Telegrafi.

Utah ka një përqindje prej 16 për qind të divorcit, gjë që e bën shtetin me më së paku divorce të regjistruara.

Për këtë studim, WalletHub – kompani e financave – ka kryer hulumtimet e veta duke i marrë parasysh të dhënat nga shumë burime të besueshme, dhe i ka krahasuar 50 shtetet me Distriktin e Kolumbisë në 28 metrika që ndërlidhen me lumturinë – duke filluar nga pjesëmarrja në sporte, e deri tek të ardhurat.

Zbulimet e tyre tregojnë se përderisa D.C mund të jetë sfiduese në jetën pas martese, ajo mund t’i ketë disa të mira, si: përqindja e vogël e vetëvrasjeve, përqindja e vogël e personave me mbipeshë dhe niveli i lartë i të ardhurave.

Siç tregojnë autorët e këtij studimi, të ardhurat e përmirësojnë vetëm mirëqenien emocionale deri në një pikë. Hulumtuesit sugjerojnë që njerëzit nuk bëhen më të lumtur nëse rroga vjetore është më e madhe se 75,000 dollarë – që do të thotë se banorët e D.C. e dinë më mirë se kushdo tjetër që paratë nuk mund ta blejnë dashurinë. /Telegrafi/

Exit mobile version