Site icon Telegrafi

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Ky është momenti i tmerrshëm kur një turk me thikë në dorë i vërsulet dy policëve izraelitë në Jerusalem, para se të arrinin ta rrëzonin dhe qëllonin për vdekje,

Policia izraelite ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet sulmi me thikë që ka ndodhur në mes të ditës, transmeton Telegrafi.

Në video shihet sulmuesi, që policia e ka identifikuar si Hasan Saklanan, 34-vjeç, i cili i afrohet nga pas policit kufitar të cilin e sulmon dhe e godet me thikë.

Disa banorë lokalë shihen duke kaluar në rrugë derisa po kryhej sulmi, por nga ky sulm njëri nga policët e lënduar rrëzohet në tokë e tjetri arrin të ngritet dhe ta qëllojë me armë.

Sipas policisë izraelit, shtetasi turk është qëlluar për vdekje pas sulmit mbi policin izraelit të cilin e ka lënduar nga sulmi me thikë.

Policia izraelite tha se “një terrorist i armatosur me thikë arriti në Jerusalem, duke sulmuar policin të cilin e theri me thikë”. /Telegrafi/

Exit mobile version