Forma e tyre pasqyron linjat e lëmuara, të rrumbullakuara dhe joshëse dhe shpëlan Great Oyster Bay në bregun lindor të Tasmanisë, ku është vendosur resori
Dizajni i pavijonit madhështon natyrën e mrekullueshme të Tasmanisë: nga njëra anë fasada e drunjtë paraqet prapavijën diskrete në të cilën theksohet vegjetacioni i bujshëm, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë në tërësi zhytet në natyrë, transmeton Telegrafi.
Studio “Liminal” ka shpikur zgjidhje novatore për tarracën në vend të rrethojave standarde të cilat pjesërisht do të fshihnin pamjen. Përgjatë platesë janë vënë rrjeta mbrojtëse të cilat ofrojnë hapësirë shtesë për relaksim.
Kujdes i veçantë i është kushtuar zgjedhjes së lokacionit për shtëpiza të reja në mënyrë që të sigurohet ambient intim dhe relaksues.
Rruga deri te pavijoni nuk zbulon shumë: shtegu çon drejt mureve të errëta pa dritare deri te dyert e mbrojtura të hyrjes. Mirëpo pikërisht pamja e tillë luan rol të rëndësishëm në krijimin e ndjenjave të ngopjes dhe izolimit nga vizitorët e tjerë.
Ngjyra e zezë në fasadë e krijuar me teknikën tradicionale japoneze Shou Sugi Ban, e cila nënkupton trajtimin e shtresës sipërfaqësore të drurit me djegie, pastaj me qitjen e vajit në sipërfaqe të dëmtuara.
Falë kësaj teknike zgjatet jetëgjatësia e objektit, sepse druri më mirë është i mbrojtur nga kushtet atmosferike dhe insektet.
Si kontrast i hyrjes së mbrojtur të pjesës së pavijonit, brendësia është e shndritshme, e ngrohtë dhe ofron atmosferë kënaqësie.
Muret, dyshemetë dhe tavanet në tërësi janë të mbështjella me panele nga bungu i Tasmanisë dhe akacia.
Nga dyshemeja deri te tavani shtrihen dritaret e shtrembëruara të xhamit të cilat fusin natyrën në enterier dhe forcojnë ndjenjën e lidhshmërisë me natyrën.
Paleta e ngjyrave është reduktuar në nuancën e së hirtës, së portokalltës dhe të ngjyrës së kaltër, të cilat mund të gjenden në rrethinë, në shkëmbinjtë e granitit, në likene dhe kaltërsinë e thellë të oqeanit.
/Telegrafi/