Site icon Telegrafi

Shtëpi interesante me tarracë lëvizëse

Ky dizajn i rrallë u mundëson pronarëve që ta vendosin tarracën para hapësirës të cilën duan ta mbrojnë nga dielli i fortë, mirëpo megjithatë ta zhvendosin dhe sigurojnë depërtim më të madh të dritës natyrale

Sistemi i cili e lëviz tarracën është plotësisht i automatizuar, mirëpo mund të kontrollohet dhe me dorë, transmeton Telegrafi.

Është i pajisur me sensorë sigurues të cilët ndalin lëvizjen nëse tarraca has në çfarëdo pengese.

Tipi tjetër i sensorëve reagon ndaj lëvizjes së diellit dhe siguron freskinë dhe ventilimin e hapësirave të ekspozuara.

Tarraca është e pajisur me kafaze të cilat ofrojnë mbrojtje shtesë nga rrezet e ulëta të diellit.

“Quadrant House” përbëhet nga dy pjesë kryesore të cilat janë të vendosura nën këndin prej 90 gradësh, të cilat formojnë hapësirë të jashtëzakonshme private në kopsht, të mbrojtur nga shikimet prej rruge.

Nëse pronarët vlerësojnë që privatësia mund të cenohet edhe për shkak që nuk ekziston asnjë dritare në anën e shtëpisë e cila është e kthyer në drejtim të rrugës.

Kulmi është krijuar ashtu që të kënaqë dëshirat e pronarëve, por njëkohësisht edhe të respektojë rregullat ligjore.

Si rezultat është krijuar dizajni origjinal i cili përfshin kulmin e sheshtë në një pjesë të shtëpisë.

Vëllimi tjetër është i mbuluar me kulm të pjerrët duket si dyujorë kur shikohet nga rruga, ndërsa kur shikohet nga kopshti duket i sheshtë, mu ashtu si u pëlqen pronarëve.

/Telegrafi/

Exit mobile version