Telegrafi

SHTËPIA ËSHTË KAQ E TRISHTË

Poezi nga: Philip Larkin
Përktheu: Kujtim Morina

Shtëpia është kaq e trishtë. Ka mbetur siç e kanë lënë
Mobiluar sipas shijes së të fundit që ka qenë
si për ta joshur përsëri. Në vend të kësaj, e mbetur vetëm
ngaqë s’ka njeri ta kënaqë, ajo po rrëgjohet e vyshket,
pa zemër të harrojë çfarë po humbet.

Për t’u kthyer prapë siç ka qenë në fillim
Një sekuencë e gëzueshme siç duhet të jenë gjërat
të lëna gjatë mënjanë. Mund ta shikoni si ishte
Shikoni në fotot dhe takëmet,
muzikën në stolin e pianos. Atë vazo.