Policët brazilianë kanë hasur në një skenë rrëqethëse, fëmijë të zhveshur dhe të etur e uritur në një pronë private në Makapi, pasi që për ta kujdesej një vajzë 13-vjeçare.
Bëhet fjalë për shatë fëmijë që për pak sa nuk kishin vdekur urie, por që për fat të mirë janë gjetur dhe shpëtuar brenda një apartamenti të mbyllur, transmeton Telegrafi.
Fëmijët e moshës nga tri deri në shtatë vjeç, ishin lënë nëpër përkujdesin e një 13-vjeçareje, e këtë e ka konfirmuar policia që i gjeti më 4 qershor të mbyllur në një pronë në Makapi të Brazilit.
https://twitter.com/sakriosamime/status/1401952929322577926?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1401952929322577926%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3712327%2Fkuca-strave-policija-pronasla-sedmoro-gladne-i-gole-dece-zakljucane-sa-devojcicom-13-morali-da-preseku-metalnu-kapiju-foto
Zyrtarët kompetentë kanë bërë të ditur se ata ishin të papastër, nuk kishin ngrënë ushqim e as pirë ujë – madje ishin prekur nga gripi duke qëndruar lakuriq.
Një prej fëmijëve është autik e që të gjithë janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku tek disa janë vërejtur shenja anemie.
https://twitter.com/sakriosamime/status/1401952908678250498?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1401952908678250498%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3712327%2Fkuca-strave-policija-pronasla-sedmoro-gladne-i-gole-dece-zakljucane-sa-devojcicom-13-morali-da-preseku-metalnu-kapiju-foto
Adoleshentes që ishte më fëmijët, pa mbërritur policia i është thënë që të kujdeset për ta dhe të gënjej për vitet në rast se dikush do ta pyeste – ajo detyrohej të thoshte se i ka 17.
Sipas policisë që kishin mbërritur në shtëpi dhe kishin shpëtuar fëmijë, prona ka qenë e papastër, mungonte ujë i pijshëm, ushqimi, frigoriferi e shporeti.
Pjesëtarët e policisë dhe anëtarët e shërbimit për mbrojtjen e fëmijëve, kanë njoftuar se fqinjët i kishin ndihmuar që t’i presin shufrat e hekurta në derë të hyrjes. /Telegrafi/