Site icon Telegrafi

Shtëpia e këtyre shenjave të zodiakut është gjithmonë rrëmujë

Pastrimi i banesës ndoshta nuk është aktiviteti i preferuar i askujt, përveç ndoshta të lindurve në shenjën e Virgjëreshës.

Edhe pse shumica prej nesh pëlqejnë të qëndrojnë në një hapësirë të rregullt dhe të bukur, vetë procesi i pastrimit nuk është aq argëtues, ndaj ndonjëherë e shtyjmë atë.

Astrologët besojnë se njerëzit e lindur nën këto shenja shmangin punët e shtëpisë më shpesh se të tjerët.

Lexo po ashtu Tri shenjat më të përgjegjshme të zodiakut

Binjakët

Binjakët kanë aq shumë marrëveshje dhe plane sa thjesht nuk kanë kohë të pastrojnë banesën. Kur vendosin ta bëjnë këtë, diçka i shpërqendron, si për shembull një telefonatë nga një mik apo një shfaqje televizive interesante.

Nuk i shqetëson aspak nëse nëpër banesë janë të shpërndara çorape, libra e revista, gota e pjata dhe as pluhuri nuk do t’u shkaktojë dhimbje koke. Binjakët kanë gjithmonë diçka më interesante në orarin e tyre sesa pastrimi.

Peshqit

Edhe pse apartamenti i tyre është gjithmonë rrëmujë, Peshqit pëlqejnë ta quajnë kaos krijues. Ata pretendojnë se e dinë saktësisht se ku është gjithçka nën një grumbull rrobash, librash apo vizatimesh, por në praktikë nuk është kështu, sepse në fillim nuk mund të gjejnë kurrë çelësat e banesës apo mbushësin e celularit.

Ata nuk duan të pranojnë se janë shumë dembel për t’u pastruar, ndaj e kanë më të lehtë të pretendojnë se është një pasqyrim i krijimtarisë dhe shpirtit të tyre artistik.

Shigjetari

Shigjetarët janë gjithmonë të fokusuar në aventura të reja. Ata kanë një mori idesh dhe planesh për të kaluar kohën më të mirë të mundshme, dhe pastrimi i banesës nuk është ideja e tyre për një kohë të mirë.

Ata më mirë do të takohen me miqtë, do të shkojnë për një shëtitje ose të udhëtojnë diku. Ata nuk shqetësohen nëse ka një shtresë të trashë pluhuri në mobilie ose nëse enët nuk janë larë, sepse kujdesen më shumë se si të kalojnë mirë dhe të argëtohen.

Exit mobile version