Shtëpia e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova është plaçkitur natën e Vitit të Ri ka raportuar mediumi francez BFM TV.
Ngjarjet kanë ndodhur pak para mesnatës, mbrëmjen e 31 dhjetorit. Në vendngjarje, zyrtarët policorë kishin zbuluar se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe dhoma të shumta në shtëpi ishin kontrolluar.
Në momentin e plaçkitjes, ishte aktivizuar alarmi mirëpo Zhegrova në ato momente nuk ka qenë në shtëpi.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia filloi kontrollin për të konstatuar dëmet fillestare dhe sipas asaj që raportohet bëhet fjalë se hajdutët kanë vjedhur veshje luksoze dhe gjësende të tjera me vlerë.
24-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Lille deri në këtë fazë të sezonit, teksa në 16 ndeshje të luajtura deri më tani ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime./Telegrafi/