Telegrafi

Shtatzënia? Mund të bëni seks pa frikë

Jeni nga ata persona që kanë frikë të bëjnë seks gjatë shtatzënisë? Asnjë frikë atëherë, sepse lajmi i mirë për të bërë seks gjatë kësaj periudhe vjen edhe nga ekspertët e departamentit Obstetricia e Mount Sinai Hospital.

Rreziku gjatë bërjes së seksit në këtë periudhë është shumë i ulët”, thotë Clair Jones. Pra, rruga për të bërë seks gjatë shtatzënisë është e hapur dhe këtë duhet ta shfrytëzoni, sepse kur të lindë fëmija pastaj, do të jetë më e vështirë të gjeni kohë për të bërë seks…

Seksi gjatë shtatzënësisë ndryshon, qoftë kur është fjala për teknikat apo komplet ndjenjat, sepse femra pëson ndryshime të shumta – edhe fizike, edhe psikike.

Për çdo rast, nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël, duhet shkuar për konsultime te gjinekologu, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti, si i nënës, ashtu edhe i bebes. Mirëpo, nuk duhet të dëshpëroheni, por të kërkoni mënyra të reja të shfaqjes së dashurisë dhe të butësisë. /Telegrafi/