Site icon Telegrafi

Shtatzënat duhet të hanë më shumë peshq

Studimi më i fundit vjen nga "Harvard Medical School" në Boston, ku sapo ka përfunduar një kërkim që tregon se si fëmijët e nënave që kanë konsumuar shumë peshk gjatë shtatzënisë, ishin më inteligjentë dhe më të shkathët se bashkëmoshatarët e tyre.

Grupi i shkencëtarëve amerikanë arriti të testonte 341 fëmijë me moshë tre vjeç së bashku me nënat e tyre. Grave që iu ishte bërë një analizë gjaku në tremujorin e tretë të shtatzënisë, iu ishte dhënë edhe një pyetësor për të shënuar llojin e dietës dhe sasinë e peshkut të konsumuar. Kur fëmijët e tyre mbushën tre vjeç iu nënshtruan një testi mbi analizën e të folurit, koordininim motor dhe atë hapësirë-kohë.

Rezultatet përfundimtare treguam se fëmijët e grave që kishin konsumuar peshk të paktën dy herë në javë arrinin pikët maksimale në test. Por pavarësisht kësaj, duhet treguar gjithmonë kujdes në llojin e peshkut që vendosni të konsumoni, sepse studimi tregoi edhe se fëmijët e grave që në analizat e gjakut rezultuan se kishin një përqendrim më të lartë të merkurit, arrinin rezultatet më të dobëta konjektive. Era e peshkut të freskët është si era e detit.

Për këtë arsye, studiuesit paralajmërojnë se duhet konsumuar të paktën dy herë në javë dhe nga ai lloj që është shumë i pasur me yndyra omega-3 dhe i varfër me merkur. Këto substanca luajnë një rol kyç në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Më i miri është pa diskutim merluci, që përmban pak yndyra omega-3, por edhe përqendrimin më të ulët të merkurit. /shqip/telegrafi/

Exit mobile version