Makenna Myler nga Kalifornia është 28-vjeç dhe shtatzënë, por nuk ndalon aktivitetin fizik.
Ajo ka vrapuar rreth gjashtë ditë në javë gjatë gjithë shtatzënësisë së saj, edhe pse ajo vendosi të shkurtojë stërvitjet e saj dhe ka qenë shumë më e ngadaltë. Myler ka qenë shumë kërkuese me trajnimin e saj të forcës për t’u siguruar që pesha e shtuar dhe zhvendosja e legenit nuk do shkaktoj ndonjë dëmtim.
Besoni apo jo, Myler vrapoi 1.6 kilometra ndërsa ishte 9 muajsh shtatzënë! Ajo ndau arritjet në TikTok dhe videoja që atëherë është parë miliona herë.
@themylers Someone find whether this is a world record #pregnant #zoomies #track #mile #champion
Myler ka qenë vrapues për vite me radhë dhe ajo ndjehej nervoze se si do të ishte vrapimi në fillim të shtatzënisë së saj.
Ajo i tha burrit të saj se besonte se do të vraponte me një ritëm prej shtatë minutash në 1.6 kilometra, ashtu siç bënte para shtatzënisë. Burri i tha se do t’i jepte 100 dollarë nëse ajo mund të përfundonte kilometrat në më pak se 8 minuta në muajin e nëntë të shtatzënisë për ta mbajtur atë të motivuar.
Jo vetëm që ajo vrapoi nën tetë minuta, por ajo gjithashtu përfundoi vrapin në 5.25 minuta! /Telegrafi/