Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit kanë konkluduar në bazë të hulumtimeve të tyre se, jetët e së paku 200 nga 370 fetuseve, sa vdesin çdo vjet në SHBA, do të shpëtoheshin po që se nënat e tyre do të kishin pasur lidhur rripin e sigurisë.
"Rripi i sigurisë absolutisht mbron fetusin, e moslidhja e tij është një problem i madh", ka thënë doktori Mark Pearlman, udhëheqës i hulumtimit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën American Jorunal of Obstetrics and Gynecology.
Hulumtuesit kanë kryer analizë të detajuar të 57 aksidenteve në të cilat kanë qenë të përfshirë gratë që më së paku kanë pasur 20 javë shtatzëni. Në ato aksidente kanë vdekur 12 fetuse. Është konkluduar se shtatzënat të cilat vendosin rripin e sigurisë në rast të aksidentit zvogëlojnë rrezikun 84% për foshnjat e tyre.
Pearlman ka deklaruar se këto zbulime një herë e përgjithmonë do të largojnë “mitin” se lidhja e rripit të sigurimit është e dëmshme për fetusin.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth gjashtë deri në shtatë për qind e grave gjatë shtatzënisë përfshihen në ndonjë aksident trafiku.