Studimi ka përfshirë mbi 2.600 femra, te të cilat është përcjellë sasia e kafeinës të cilën e kanë konsumuar deri në fund të shtatzënisë.
Rezultatet kanë treguar se konsumimi i më shumë se 200 mg kafeinë në ditë është ndërlidhur me lindjen e foshnjës me masë më të vogël për 60-70 g. Konsumimi më i madh i kafeinës ka rezultuar me zvogëlim edhe më të madh të peshës trupore.
Sasia më e madhe e kafeinës ka ardhur nga kafja, çaji, kokakola dhe çokollata.
Autorët e studimit rekomandojnë që shtatzënat ta zvogëlojnë konsumimin e kafeinës nën 200 mg në ditë, që është ekuivalente me dy filxhanë kafe ose dy filxhanë e gjysmë çaj.