Nuk ka rrugë të shkurta për të fituar gjoks më të madh, por duhet të punoni shumë dhe të përkushtoheni vazhdimisht për ta arritur këtë.
Megjithatë, puna e vështirë nuk duhet të jetë e mërzitshme, pasi që ka lloje të ndryshme të ushtrimeve të cilat mund t’i bëni. Ndër to – mbi të gjitha tjerat- është njëra që është më efektivja. Veç kësaj, ky ushtrim është më i vjetri në histori. Po pra, është fjala për pompat, transmeton Telegrafi.
Thënë më thjeshtë: pompat janë shumë funksionale dhe kjo është arsyeja përse ato futen në rutinën ushtrimore të çdo atleti.
Jo vetëm që pompat e ushtrojnë gjoksin, por edhe duart, shpatullat dhe barkun.
Kemo Marriott, themelues i Holistic Motions tregon shtatë variacionet më të mira të pompave për të ndërtuar gjoks më të madh. Provoni dhe nuk do të zhgënjeheni. /Telegrafi/