Telegrafi

Shtatë thënie motivuese nga Elon Musk – themeluesi i Tesla, SpaceX, PayPal dhe SolarCity

Kurdo që flisni për pagesa online, shkencë, teknologji apo udhëtim në hapësirë, padyshim se emri Elon Musk do t’ju vije në mendje.

I njohur si Nikola Tesla i gjeneratës sonë, Elon Musk është ndërmarrës, biznesmen, investitor, inxhinier dhe shpikës. Ky djalosh padyshim se din si të sillet me para, transmeton Telegrafi.

Musk është bërë multimilioner në vitet e tij të 20’ta kur e kishte shitur kompaninë e tij të parë ‘Zip2’.

Si themelues i kompanive ‘SolarCity’, ‘Tesla’ dhe ‘SpaceX’, Elon Musk beson në njerëzim dhe dëshiron ta ndryshojë botën për mirë. Për momentin ai është duke punuar në reduktimin e ngrohjes globale dhe është duke synuar ta kolonizojë planetin Mars në mënyrë që ta parandalojë zhdukjen e njerëzimit.

Çfarë dëshmish tjera ju nevojiten për t’ju bërë të besoni se çdo gjë është e mundur?

Më poshtë i keni disa thënie nga Elon Musk të cilat do t’ju bëjnë të filloni të punoni në realizimin e ëndrrave tuaja, pavarësisht sa të pamundura mund t’ju duken ato!

– Kur diçka është e mjaft e rëndësishme, ju e arrini atë edhe nëse shanset janë kundër jush

– Është e mundshme për njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të bëhen të jashtëzakonshëm

– Hapi i parë është të kuptoni se diçka është e mundshme, dhe pastaj ajo ndodh

– Durimi është virtyt, dhe unë jam duke mësuar të duroj. Është mësim jashtëzakonisht i vështirë.

– Jeta është shumë e shkurtë për të mbajtur inate afatgjate

– Nuk krijoj kompani vetëm për të thënë se kam krijuar kompani, por i krijoj ato për t’i realizuar qëllimet e mia.

– Njerëzit duhet ta ndjekin ëndrrën e tyre. Ajo do t’i bëjë ata më të lumtur se çdo gjë tjetër. /Telegrafi/