Telegrafi

Shtatë të vdekur nga një sulm me thikë në provincën Liaoning të Kinës

Të paktën shtatë njerëz kanë gjetur vdekjen nga një sulmues që mbante thika në veri-lindje të Kinës, thonë raportet e mediave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtatë persona të tjerë u raportuan të plagosur në sulmin masiv, i cili u zhvillua në Kaiyuan, një qytet i vogël në provincën Liaoning.

Policia ka arrestuar një të dyshuar, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, megjithëse motivi mbetet i paqartë.

Dëshmitarët përshkruan një burrë që godiste njerëzit me thikë në mënyrë të rastësishme.

Vendi ka parë sulme me thika në vitet e fundit dhe ato zakonisht janë kryer nga njerëz që jetojnë me sëmundje mendore, ose duke kërkuar hakmarrje ndaj zyrtarëve ose individëve të njohur për ta.

Policia tha se një oficer u plagos ndërsa u përball me të dyshuarin. Asnjë detaj tjetër mbi viktimat nuk është dhënë.

Ndërsa një dëshmitar okular ka treguar se sulmi filloi jashtë një shkolle dhe shumica e viktimave duket se ishin gra të moshës mesatare ose të moshuara.

“Fati që ishte e mbyllur. Përndryshe mund të kishte më shumë viktima”, ka thënë dëshmitari okular, një grua me mbiemrin Liu. /Telegrafi/