Shtatë persona u vranë dhe shumë të tjerë u lënduan pasi një zjarr shpërtheu në një hotel në qytetin Bucheon të Koresë së Jugut.
Dy persona humbën jetën pasi u hodhën nga dritaret në një dyshek me ajër të siguruar nga zjarrfikësit.
Viktimat e tjera u gjetën në dhomat në katin e tetë, ku zjarri besohet të ketë rënë për shkak të një defekti elektrik, shkruan bbc.
Megjithëse zjarri nuk u përhap në të gjithë ndërtesën, dëmet ishin të mëdha pasi dhomat nuk ishin të pajisura me pajisje kundër zjarrit.
부천 호텔화재
사망자 늘어날듯;;
11시 20분pm 현재 사상자 17명 발생
투숙객 23명 중 사망 6명 중상 3명 경상 8명
순천향병원 등 6개 병원 분산 조치
적절한 화재 경보기와 소화기가 설치되지 않았고, 적절한 관리가 부족한 것 같습니다.삼가 고인에 명복을 빕니다. pic.twitter.com/N8AXPND0I6 pic.twitter.com/M2zF00sHwp
— 𝑳𝒆𝒄𝒍𝒆𝒓𝒄𝒙^ (@f1leclerx) August 22, 2024
Hoteli nëntëkatësh u ndërtua në vitin 2003, përpara se kërkesa për pajisje kundër zjarrit të bëhet obligim ligjor, sipas departamentit të zjarrit të qytetit.
Policia po heton nëse menaxherët e hotelit kanë qenë në ndonjë mënyrë të pakujdesshëm.
Gjithashtu po hetohet përdorimi i dyshekut me ajër nga zjarrfikësit.
Të plagosurit po trajtohen në spital me lëndime të rënda, disa të shkaktuara nga thithja e tymit. /Telegrafi/