Mbrëmë janë shënuar 12 gola në një ndeshje të vetme në Ligën e Kampionëve.
Gjersa skuadra gjermane e Borussia Dortmundit realizoi tetë gola, Legia Warsaw shënoi katër sosh.
Kjo ka bërë që thyhet edhe rekordi dhjetëvjeçar me më shumti gola në një takim në garën më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Telegrafi.
Por, përpos golave janë arritur edhe shtatë statistika interesante të cilat do t’i renditim më poshtë.
1. Asnjëherë në histori të Ligës së Kampionëve në një ndeshje nuk ka pasur më shumë gola.
2. Dortmundi në 80 për qind të goditjeve në drejtim të golit, përkatësisht tetë nga dhjetë i ka pas të sakta.
3. Vetëm pesë mbrojtja i kanë pasur te dy portierët së bashku.
4. Portieri i Legias, Radoslaw Cierzniak ka mbrojtur një rast vetëm pas një orë loje, kur rezultati ishte 6:3.
5. Gjatë gjithë 90 minutave u ekzekutuan vetëm dy kornerë, përkatësisht nga një për secilin ekip.
6. Për Legian ishte humbja e tretë rresht, megjithëse ka realizuar katër gola.
7. Në pesë ndeshjet e fundit të Legias në kuadër të Ligës së Kampionëve janë shënuar 32 gola, tetë i ka realizuar kampioni polak, 24 kundërshtarët e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qfCMhxs2hP0