Telegrafi

Shtatë skuadra italiane pas Memushajt

Ledian Memushaj duket se do të qëndrojë në Serinë A.

Edhe pse vetë lojtari është shprehur se është i gatshëm të qëndrojë te Peskara edhe në Serinë B, ku edhe ka luajtur për disa vite.

Për mesfushorin vlonjat janë disa skuadra që interesohen, duke nisur me SPAL dhe Beneventon, që janë ngjitur sivjet në Serinë A.

Empoli, Crotone dhe Bolonja bëjnë pjesë gjithashtu në listën e skuadrave që e duan, ndërkohë që ai i është propozuar edhe Lazios.

Së fundmi ka dalë në skenë edhe një tjetër skuadër dhe ajo është skuadra e Cagliarit, sikurse raportohet në mediat italiane.