Telegrafi

Shtatë shtetet që nuk kanë pasur të drejtë pjesëmarrje në Kupën e Botës

A e dini se gjatë tërë historisë së futbollit, vetëm shtatë shtete nuk kanë pasur të drejtë të pjesëmarrjes në Kupën e Botës?.

Gjermania dhe Japonia – Kupa e Botës 1950

Pasi edicionet e viteve 1942 dhe 1942 të Kupës së Botës u anuluan për shkak të Luftës së Dytë Botërore, ky kompeticion u rikthye në 1950.

Sidoqoftë, Gjermania dhe Japonia nuk u lejuan që të merrnin pjesë për shkak të përfshirjes në këtë luftë. Uruguai në fund u shpallën fitues, ndërsa Brazili përfundoi në vendin e dytë.

Afrika e Jugut –  Kupa e Botës 1970/1990

Gjatë aparteidit në Afrikën e Jugut, ata u ballafaquan me një bojkot të madh në disa fusha. FIFA i suspendoi ata në 1963 dhe më pas eventualisht i përjashtoi në 1976.

Afrika e Jugut ishte shteti i vetëm afrikan që ishte nikoqir i këtij kompeticioni, pasi e bënë këtë në vitin 2010.

Meksika – Kupa e Botës 1990

Meksika u dënua për dy vejt nga FIFA pasi futën në një ndeshje katër lojtarë të cilët kaluan kufirin e moshës, incidenti kishte ndodhur gjatë raundit të kualifikimeve.

Në atë edicion fitues i Kupës së Botës doli Gjermania Perëndimore, pasi mposhtën në finale Argjentinën.

Kili – Kupa e Botës 1994

Portieri kilian, Robnerto Rojas, pretendoi se ishte lënduar nga një mjet piroteknik i hedhur në fushë nga një tifoz në përballjen ndaj Brazilit në 1989.

E vërteta ishte se ai kishte fshehur një mjet të tillë në dorëzën e tij për të lënduar veten, dhe si rezultat FIFA e dënoi Kilin nga edicioni i vitit 1994 të Kupës së Botës, Rojas ndërkohë u dënua për jetë.

Mianmar – Kupa e Botës 2006

Mianmari u tërhoq nga një ndeshje kualifikuese e Kupës së Botës 2022 që ishte paraparë të luhet në Iran. Ata u dënuan me 23,500 mijë dollarë nga FIFA si dhe iu ndalua pjesëmarrja në edicionin e vitit 2006 të Kupës së Botës.

Rusia – Kupa e Botës 2022

Pas invazionit të tyre në Ukrainë, ata u dënuan nga një numër i madh shtetesh në tërë botën. FIFA vendosi që ekipi i futbollit të Rusisë të mos marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar./Telegrafi/