Një autobus me udhëtarë që udhëtonte nga Barcelona për në Bosnje dhe Hercegovinë u ndal të shtunën rreth orës 20:00 në vendpushimin e autostradës Vidauban Sud në jug të Francës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky vend ndodhet në afërsi të qytetit Le Luc, dhe në autobus ishin 62 pasagjerë.
Dhe arsyeja e ndaljes, siç raportojnë mediat ishte sepse shtatë nga pasagjerët humbën ndjenjat.
Kështu, në vendngjarje janë dërguar shtatë autoambulanca, dy automjete për infermierë dhe një automjet me mjekë.
Tashmë po hetohet për të përcaktuar shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje, pra shqetësimin tek pasagjerët që kanë simptoma të njëjta apo të ngjashme.
Këto situata thuhet se mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm gjatë udhëtimit duke përfshirë kushtet mjedisore si ajrimi i dobët në autobusë, ekspozimi ndaj substancave toksike apo edhe stresi psikologjik. /Telegrafi/