Telegrafi

Shtatë mënyra për të krijuar dhe mbajtur mend një fjalëkalim të sigurt

A brengoseni ndonjëherë kur e vëni një fjalëkalim dhe siguria e tij tregon që është i dobët?

Të gjithë kanë problem të krijojnë një fjalëkalim unik për llogari të e-maileve apo platformave të rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, më poshtë i keni të listuara shtatë këshilla për të krijuar dhe mbajtur mend një fjalëkalim të sigurt.

– Fjalëkalimi le të jetë kombinim i shkronjave, numrave dhe karaktereve të veçanta. Mund edhe të përdorni simbole si “:P” apo “:D”, sepse padyshim që nuk do t’i harroni këto.

– Mos e vëni emrin tuaj në fjalëkalim, emrin e ndonjë familjari apo emrin e kompanisë.

– Mos përdorni fjalë nga fjalori sepse janë shumë lehtë për t’u thyer.

– Përdorni fjalëkalime të ndryshme për ueb sajte të ndryshme, sepse nëse e vëni të njëjtin fjalëkalim për çdo platformë dhe ueb sajt, atëherë do të futeni në telashe nëse dikush të thyen vetëm një llogari.

– Mos e përdorni fjalën “password” për fjalëkalimin tuaj. Është ekstrem i dobët dhe mund të thyhet menjëherë! Gjithashtu, mos përdorni shkronjat apo numrat si “abcd” ose “1234”.

– Përdorni inicialet e ndonjë fraze të caktuar për të krijuar një fjalëkalim të sigurt.

– Për shkaqe sigurie, mund të shkarkoni aplikacione për menaxhimin e fjalëkalimeve si Dashlane 4, LastPass 3.0 Premium apo RoboForm Everywhere 7, për t’i ruajtur të gjithë fjalëkalimet tuaja në një databazë. Kësisoj, ju do të keni nevojë të mbani mend vetëm një fjalëkalim për të hyrë në ndonjërin nga këto programe, dhe pastaj do të keni qasje në të gjitha fjalëkalimet tuaja.  /Telegrafi/