Site icon Telegrafi

Shtatë këshilla që duhet t’i keni parasysh për Shën Valentin

Duke u cilësuar si një datë e veçantë gjatë vitit, është shumë e rëndësishme që të ndiheni seksi, por nuk do të thotë që ta teproni me të brendshmet tuaja.

Në një kohë kur mosha nuk ka kufij dhe zhveshja është bërë popullaritet i madh, kjo nuk është një trend që duhet të përpiqeni për të imituar. Ajo që ka vërtetë rëndësi është që të vishni diçka që ju bën të ndjeheni rehatshëm, dhe ti shmangeni sa më shumë disa gjërave të tepruara.

Lexoni në vazhdim gafat e modës apo gabimet që duhet ti shmangeni gjatë kësaj feste romantike, por edhe ditëve në vazhdim

1. Të brendshme të komplikuara
Mos e tendosni situatën duke veshur të brendshme problematike që i marrin kohë të konsiderueshme partnerit tuaj deri sa t’ju a heqë nga trupi.

2. Taka tepër të larta
Taka që ju vështirësojnë qëndrimin dhe të ecurit? Mos i provoni aspak, nuk do të dukeni fare mirë.

3. Shtrënguese
Mendoni të festoni Shën Valentinin me shtrënguese trupi? Kurrsesi mos e provoni këtë, mundohuni që të evitoni shtrënguesen ku do ju duhet një ekip i tërë për t’ju a hequr.

4. Këmishë krejtësisht e tejdukshme
Nëse keni të veshur ndonjë këmishë me pak transparencë në të, është në rregull që të dukeni tërheqëse, por nëse është krejtësisht e tejdukshme dhe ju zbulon gjithçka keni brenda, nuk është aspak joshëse.

5. Fustane tepër të ngushta
Pavarësisht se dukeni shumë tërheqëse kur jeni në këmbë, por a keni provuar ndonjëherë të uleni me fustane të tilla super të ngushta? Po të kryqëzoni këmbët? Shmangni llojet e veshjeve që ju bëjnë të ndjeheni jokëndshëm para personit të dashur.

6. Të veshur nga koka deri te këmbët në ngjyrë të kuqe
Të gjithë e dimë se ngjyra e kuqe është ngjyrë feste. Mund të bëni ndonjë kombinim me dantellë apo detaj të kuq, por assesi mos e merrni guximin të visheni krejtësisht në të kuqe.

7. Parfumosje e tepërt
Hidhni parfum në të gjithë trupin, por me masë. Nuk është e thënë patjetër që partneri apo miket tuaja të nuhasin aromën e parfumit tuaj nga qindra kilometra larg.
 

Exit mobile version